I vr.ari në Prishtinë Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-Miss Kosova, Besa Gashin

Shpërndaje

Tashmë është bërë e ditur se personi i vr*arë në Prishtinë ditën e sotme (e mërkurë) është Albert Krasniqi, ish-anëtari i labelit, BabaStars.

Përveç si pjesë e grupit të lartpërmendur, ai është bërë më i njohur për publikun në sajë të bashkëshortes së tij, modeles Besa Gashi.

Kjo e fundit u zgjodh “Miss Kosova” në vitin 2006, ndërsa ishte e martuar me Albertin prej shumë vitesh.

Të njëjtit u raportuan se u ndanë javë më parë, teksa dyshimet u shtuan pas largimit të fotografive të përbashkëta që publikonin në rrjete sociale.

Alberti u qëll*ua për vd*ekje sot rreth orës 17:00 në Prishtinë, kurse i dysh*uari për ak*tin e rën*dë është vetë babai i tij.

Biznesmeni nga Prishtina duhet theksuar se ka qenë i përfshirë në një përl*eshje edhe me reperin Noizy, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016. /Telegrafi/