Kishte 12 tualete në shtëpi por nuk i mjaftonin, ja ku i kryenin nevojat personale agjentët që e ruanin Ivanka Trump

Shpërndaje

Nëse deri sot keni dëgjuar për agjentë sekret që ruajnë nga të këqijat, me Donald Trump nuk ka ndodhur kështu.

Agjentët që ishin vendosur nga presidenti në katër vite qeverisje që të ruanin vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj nga çdo problematik, në fakt kanë pasur një shqetësim më të madh: Çfarë tualeti të përdorin gjatë turneve të tyre.

Megjithëse Ivanka Trump dhe burri i saj jetonin në një shtëpi të madhe me 12 tualete dhe ruheshin nga agjentë sekret çdo ditë, ata nuk i kanë lejuar këta të fundit të përdorin tualetin.

Si përfundim në 4 vite qeverisje të Trump , nga forcat sekrete janë përdorur plot 100.000 dollarë nga taksat për të paguar qeranë e një tualeti të sajuar disa blloqe larg nga shtëpia e vajzës së ish-presidentit.

Lajmi është publikuar nga ‘The Washington Post’, por është mohuar nga Ivanka. Megjithatë media e njohur, ka dëshmi të oficerëve dhe fqinjëve të çiftit që vërtetojnë çdo detaj të bërë publik.