Maqedoni, Ligji për regjistrimin e popullsisë votohet javën e ardhshme

Shpërndaje

Kuvendi pardje përfundoi me debatin mbi Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi nuk është bërë për 19 vite, ndërsa nga java e ardhme Ligji për regjistrimin e popullsisë pritet të votohet.

LSDM thotë se me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët dhe shteti, ndërsa partia opozitare maqedonase përsëriti se po përgatit aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për ta anuluar këtë ligj.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se po përgatisin dokumente që duhet të çohen në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u zbatuar aksione për mbledhjen e nënshkrimeve në teren.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoikovski e përsëriti qëndrimin se ligji është pa metodologji dhe përmban indicie për operacion politik dhe jo statistikor.