Ministri Hoxha: Arrihet marrëveshja për blerjen e 440 tonë duhan

Shpërndaje

Arrihet marrëveshja, Kombinati i Duhanit në Prilep do të marrë përsipër detyrimin për të blerë rreth 440 tonë duhan, të cilën njëra nga kompanitë blerëse nuk ishte në gjendje për ta blerë.

Në takimin e sotëm, kompanitë blerëse rikonfirmuan se do të blejnë prodhimin e rënë dakord plotësisht si dhe tepricën e prodhuar të duhanit.

Procesi i grumbullimit vazhdon të rrjedhë deri në afatet e caktuara, nëse është e nevojshme procesi do të zgjatet deri në blerjet e tërë sasisë së prodhuar nga korrja e sivjetme.