Momenti kur orteku i borës zë katër alpinistë në Spanjë (Video)

Shpërndaje

Një grup prej katër alpinistësh është goditur nga një ortek i befasishëm në malet Pirenej, në Spanjë.

E gjithë ngjarja është filmuar dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ku duket momenti kur orteku godet në mënyrë të papritur alpinistët.

Personi që filmoi ngjarjen u rrëzua në dëborë, ndërsa më pas video tregon një prej alpinistëve të mbuluar nga dëbora deri në shpatulla.