Monstra/ Ziadin Sela: Dilni në protestë paqësore dhe flisni zëshëm

Shpërndaje

Lideri i ASh-së, Ziadn Sela ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masovikisht nesër në Protestë për rastin Monstra.

“Të dashur vëllezër dhe motra, kur institucionet që ndajnë drejtësinë bien në shërbim të politikanëve që e shtrembërojnë atë duhet të dilet dhë të protestohet, kur liria individuale e dikujt cënohet, ju duhet të mbroni lirinë tuaj duke e mbrojtur lirinë e tjetrit, prandaj me dinjitet dhe në një protestë paqësore, dilni dhe flisni zëshëm”, shkruan kreu i ASH, Ziadin Sela.