Pas përmbytjeve lajmi i keq nga Kosova, njoftimi për banorët e Malishevës: Mos e përdorni ujin

Shpërndaje

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analizave të bëra të ujit për pije, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet.

Për këtë gjë është njoftuar edhe njësia e Hidro rajonit Jugor, të cilët janë rekomanduar të marrin masat e nevojshme, për pastrimin e ujit.

Ndërsa këshilla e njëjtë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër.

Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:

IRSHP-Uji jo i përdorshëm për pije në territorin e Malishevës

Malishevë, 9 janar

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analiza të bëra të ujit për pije, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet.

Për këtë gjë është njoftuar edhe njësia e Hidroregjionit Jugor, të cilët janë rekomanduar të marrin masat e nevojshme, për pastrimin e ujit, ndërsa këshilla e njëjtë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër.