Pas tubimeve politike – kryetari i Shoqatës së Gastronomëve fton bizneset të mos paguajnë gjobat

Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se organet e rendit po përdorin standarde të dyfishta lidhur me dënimet për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook duke shpërndarë disa fotografi të partive politike për tubimet elektorale, ai ka thënë se janë shqiptuar mbi 5.000 dënime për gastronomet dhe asnjë dënim për politikanët.

Ai tutje ka bërë thirrje që asnjë dënim të mos paguhet nga gastronomet.

“Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafeteritë po dënohen sepse po i lejojnë pesë persona në një tavolinë. Kjo nuk ka fjalë tjetër që e përshkruan përveç ‘Çka bën i forti, i ligu çuditet. Kjo ka të bëjë me organet e rendit, kjo ka të bëjë me inspektorat e AVUK-it, ka të bëjë me ne. Prej tash e tutje bëjmë thirrje që asnjë dënim të mos paguhet”, ka thënë ai.