Profesoresha Çeliku: UDB-a po punon, ma mbyllën profilin në Facebook, sepse ngrita zërin për rastet e montuara!

Shpërndaje

I bllokohet facebooku personal profesoreshës Gjyla Çeliku pasi ngriti zërin për regjistrimin e mërgimtarëve dhe për rastet e montuara politike në Maqedoninë e Veriut.

Profesoresha Çeliku sqaron shkaqet në faqen zyrtare:

Të dashur miq, dmth 30 ditë do jem e bllokuar në profilin tim në facebook.

Kjo faqe pasi kontrollohet nga me shumë administratorë do funksionojë.

UDB dhe sherbimet sekrete me sherbimet shqiptare të pushtetit me ndjekin, por s’ka dert sepse unë do njoftoj ambasadat dhe gjithashtu me ekspertë të teknologjisë do t’i bie pas ketij akti.

Interesant kjo ndodh kur unë ngrita zërin për rastet e montuara politike dhe gjykatat mafioze e të korruptuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë sepse atje përkrah Albin Kurtin!
Në djall vafshin komunistat e shpifur!

E vërteta triumfon çdoherë, shumë ka qene dhe pak ka mbet ndaj Zoti na dhashte vetëm shëndet!

Gjyla Çeliku