Qeveria sërish do t’i shlyej borxhet milionëshe të komunave

Shpërndaje

Qeveria përsëri do ta paguajë faturën e punës joekonomike të kryetarëve të komunave. Para deputetëve është ligji i ri i cili parashikon shlyerjen e borxheve të bëra nga ndërmarrjet publike komunale deri në vitin 2017.

Sipas propozim-ligjit, ndërmarrjeve publike të themeluara nga komunat, siç janë ndërmarrjet komunale, ujësjellësit, rrugët, parkingjet, etj, do t’u falet kamatat dhe do të riprogramohen borxhet që ata i kanë ndaj shtetit dhe kompanive shtetërore.