Qytetarët plot ankesa për cilësinë e naftës në Kosovë

Shpërndaje

Qytetarët janë shprehur skeptikë se cilësia e naftës në Kosovë është në nivelin e duhur.

Shumica prej tyre dyshojnë se nafta është e përzier.

Të intervistuar nga lajmi.net disa qytetarë në Prishtinë kanë thënë se kanë dyshime në cilësinë e naftës e cila shitet në tregun e Kosovës.

Një qytetarë, i cili ishte për pushime në Kosovë, thotë se e ka bërë krahasimin me vendin ku jeton dhe tregon se ka vrenjtur që kur gjendet në Kosovë harxhon. shumë më shumë naftë, sesa në vendin ku jeton, pra në njërin prej shteteve të BE-së.

Një qytetar tjetër po ashtu thotë se vërehet dallimi nga njëra-tjetra teksa thotë se kanë probleme pastaj gjatë servisimit. Ai po ashtu thotë se nafta në Kosovë nuk kontrollohet si duhet.

Ata po ashtu thonë së në krahasim me shtet tjera, cilësia është më e dobët . /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqeni videon: