Sela: Do ta kisha larguar 20 %, i gatshëm që me Fetahun të jemi në burg!

Shpërndaje

Më parë të largohet 20 % nga Kushtetuta ose të dalë nga burgu Feta Alimi? Kjo pyetje iu bë sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi nga drejtuesi i emisionit, Abedin Biallai liderit të ASH-së, Ziadin Sela.

“Do ta kisha larguar 20 % dhe do të isha i gatshëm që së bashku me Fetahun të jemi edhe në burg po të jetë nevoja”, ishte përgjigja e liderit të ASH-së, Ziadin Sela.

I pyetur se cili qytet është më i dashur për të Struga apo Gostivari që i sjellë fitore, tha se si lider i një partie politike të gjitha qytetet shqipëtare i ka të dashura.

Mes Tiranës ku ka studiuar dhe Shkupit ku bën politikën, Sela tha se i ka të dashura të dy kryeqendrat, por për fat të keq asnjëra nuk qendron mirë, tha ai.