Skandaloze/ Rasti “Alfa”, Gjykata Themelore refuzon rigjykimin edhe pas vendimit pozitiv nga Apeli

Shpërndaje

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar shqyrtimin e sërishëm të rastit “Alfa”, edhe pse Gjykata e Apelit kishte dhënë dritë jeshile dhe ishte deklaruar në favor të shqyrtimit të rastit dhe përsëritjes së procesit gjyqësor, mëson INA.

Rasti “Alfa” ka të bëjë me vr asjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, ku për këtë u shqiptuan d ënime të përjetshme për Rexhail Qerimin nga Opaja e Kumanovës dhe Almir Drpljani nga Shkupi, por u dë nuan edhe dy të tjerë, një rast që po konsiderohet i montuar nga shumë palë.

Lidhur me këtë rast të refuzimit, avokatja mbrojtëse, Artene thotë për INA se është një vendim i padrejt dhe se ajo sërish do të bëj ankimim në Gjykatën e Apelit.

“Kemi shfrytëzuar mjetet e jashtëzakonshme dhe kemi kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor. Edhe përkundër faktit që Apeli ka dhënë vendim pozitiv dhe e ka rikthy lëndën në rishqyrtim në Gjykatën themelore, kjo e fundit e ka refuzuar. Ne nuk do të rrijmë duarkryq dhe vendimin e tillë sërish do ta ankimoj në Gjykatën e Apelit, e cila mund ta rikthen sërish lëndën në rigjykim”, theksoi për INA, avokatja Artene Iseini.

Gjykata e Apelit vitin e kaluar kishte pranuar ankesën për përsëritjen e procedurës të parashtruar nga Rexhail Qerimi dhe Agim Islami përmes avokates së tyre Artene Iseini, duke dhënë vendim pozitiv që lënda të kthehet përsëri në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Kujtojmë se, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, ishte vr arë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në prill të vitit 2010, për këtë vr asje me burgim të përjetshëm u dë nua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dë nua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dë nua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun.

10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vr asjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajsia e tyre.

Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve. Nga pala mbrojtëse e të dënuarve me burg të përjetshëm kërkuan që video-materialit d t’i bëhet ekspertizë ndërkombëtare për të vërtetuar fytyrat e vr asësve. Madje Avokati Jovan Joanidis pati deklaruar se as gjykata supreme nuk ka dhënë shpjegim të qartë nëse kryerësit e veprës kanë qenë të dë nuarit. Familjarët e të dë nuarve madje shpresat e tyre i patën mbështetur pikërisht tek Prokuroria Speciale Publike për rihapje të rastit, pasi ata besonin se mund të gjenin biseda të përgjuara që do ta zbardhnin të vërtetën. Por edhe kjo ishte një shpresë e venitur. Familjarët kanë theksuar se vazhdimisht i është premtuar edhe nga politikanë në kohë fushatash, të cilët u kanë thënë se rasti është i montuar.