Takimi Besimi-Burns: U prezantua agjenda e reformave në Ministrinë e Financave

Shpërndaje

Ministri i Financave Fatmir Besimi realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Burns, e cila shoqërohej nga Drejtori i USAID-it në vend, Eric Janowski.

Në takim u prezantua axhenda e reformave të Ministrisë së Financave, e cila bazohet në rimëkëmbjen ekonomike, Programin e Menaxhimit të Reformave në Financat Publike – MFP, liberalizimin dhe zhvillimin e tregjeve financiare dhe luftës kundër ekonomisë gri. Më pas u prezantua Strategjia e rritjes së mençur (Smarter Growth) si dhe shtyllat në të cilat ajo bazohet, më saktësisht rikuperimi nga kriza covid, rritja e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme ekonomike, përforcimi i konkurrencës së sektorit privat dhe investimet në resurset njerëzor.

Nga ana e ministrit gjithashtu është theksuar se është bërë një plan i vetëm dhe gjithëpërfshirës i investimeve kapitale, të cilat janë me rëndësi strategjike në periudhën afatmesme, si dhe se po merren masa në drejtim për të përmirësuar realizimin e tyre. Më tej, ai theksoi angazhimin për konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme, përkatësisht zvogëlimin gradual të dallimit në mes të ardhurave dhe shpenzimeve të Buxhetit, në drejtim të ruajtjes së stabilitetit në financat publike.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi përmirësimin e konkurrencës ekonomike në vend, duke rritur produktivitetin dhe integrimin në tregjet euro-atlantike dhe rajonale, për të mbështetur rritjen e kontributit të të rinjve në shoqëri dhe për të zvogëluar korrupsionin, si dhe për marrëveshjen e partneritetit që vendi ynë ka me Shtetet e Bashkuara.