Tani ndodhet në Hagë, del video e rrallë e Nasim Haradinajt në luftë

Shpërndaje

Nasim Haradinaj si shumë shqiptarë të tjerë kishte ardhur nga mërgimi për tu bashkuar me luftën e UÇK-së.

Në një video të rrallë që daton nga prilli i vitit 1999, Nasim Haradinaj shihet në frontet e luftës në Koshare me bashkëluftëtarët e tij.

Nasim Haradinaj bashkë me disa udhëheqës të UÇK-së tani është në paraburgim në Hagë, pasi Gjykata Speciale e arrestoi më 25 shtator të vitit të kaluar, ai akuzohet për kryerjen e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.

Konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.