Vërshimet, qytetari gjen një peshk të madh në oborr (Video)

Shpërndaje

Shirat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit.

Përmbytje pati edhe në rajonin e Anamoravës.

Fshati Livoq i Gjilanit ishte një prej më të goditurve nga përmbytjet.Por një qytetari të Livoqit i ka ndodhur një befasi.

Si pasojë e vërshimeve, në oborrin e tij ka përfunduar një peshk goxha i madh.

Pamjet tregojnë peshkun që i ka shkuar qytetarit në oborr, të cilin ai e lëshon prapë në ujë.

VIDEO