Vjen reagimi nga VV pas vendimit të Gjykatës Supreme

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, ku kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti nuk i’u lejua kandidmi në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Arbërie Nagavci nga VV’ja ka thënë që qeveria Kurti 2 është e pashmangshme dhe e shumë pritur. “Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi se do ta përkrahin Kurtin edhe më tutje.

”Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, thuhet më tutje në postimin e saj.

Postimi i plotë i saj:

Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.

#KrejtdheDrejt me 14 shkurt.