VV, Nisma, AAK… nuk mund t’i zëvendësojnë emrat e kandidatëve që ua ‘rrëzoj’ Gjykata Supreme

Shpërndaje

VV, AAK, Nisma dhe partitë tjera që kanë pasur në listë për deputet kandidat të dënuar me vendim të plotfuqishëm, nuk mund as t’i zëvendësojnë.

Gjykata Supreme ka konstatuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Përfundimi i PZAP-së për këtë çështje sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme është i drejtë, përveç të tjerave edhe nga faktin se procesi i zëvendësimit të kandidatëve nuk mund të përsëritet. Procesi i zëvendësimit të kandidatëve nuk mund të përsëritet sepse subjektet politike në procesin e përsëritur të kandidatëve mund të propozojnë kandidat të cilët kanë pengesa për të kandiduar dhe në këtë mënyrë pastaj procedura e ankesave mund të zgjatet duke vë në pikëpyetje mundësin e mbylljes së procesit të certifikimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.