35 aeroplanë me mërgimtarë në Prishtinë: “O Albin t’i ku je, krejt Kosovën ktu e ke” (Video)

Shpërndaje

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë dhjetëra mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Vetëm në ditën e djeshme, gjithsej kishte 16 fluturime që u realizuan nga shtetet evropiane drejt Prishtinës. Ndërkohë sipas autoriteteve nga Aeroporti i Prishtinës do të realizohen 35 fluturime nga shtetet e ndryshme evropiane, me theks të veçantë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në Aeroportin e Prshtinës ka një fluks të madh të mërgimtarve, që shumica e tyre kanë thënë për albinfo.ch se kanë ardhur vetëm për të votuar në ditën e zgjedhjeve të Kosovës 14 shkurt.

Fluturime të shumta do të ketë edhe në ditën e zgjedhjve, (E diel), që sipas zyrtarëve të informimit nga ASHNA-ja do të realizohen 30 fluturime nga shtetet evropiane drejt Kosovës.