Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDl-ja është më e unifikuar!

Shpërndaje

Lideri i BDl-së, Ali Ahmeti, pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogel në një prononcim për media bindshëm tha se të gjitha gjërat janë sqaruar dhe se BDl-ja është më e unifikuar.

“Janë biseduar të gjitha çështjet, opinioni është i interesuar sepse ka pasur informacione nga më të ndryshmet në mungesë të takimeve. Të gjitha gjërat janë sqaruar dhe i siguroj të gjithë shqiptarët se BDl-ja është forcë mirë e organizuar dhe bartë përgjegjësi për 20 vite me radhë në procese të rëndësishme”, tha kreu i BDl-së, pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore.