Analisti i’a shuan shpresat Haradinajt për postin e presidentit, tregon emrin që po e përkrah edhe Amerika

Shpërndaje

Zgjedhjet e 14 shkurtit arritën të sjellin “goditjen” për disa parti, duke i radhitur ato pothuajse në fund të listave.

Ajo e cila pësoi humbjen më të madhe gjatë historiës së saj është LDK-ja, e cila u radhit e treta në listën e partive fituese, shkruan “Bota sot”.

Nga kjo humbje të pësuar, Mustafa edhe dha dorëheqje duke marrë kështu përgjegjësi për humbjen e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mirëpo edhe pse Mustafa nuk është në krye të LDK-së, qëndrimet e tij duke I nxitur edhe anëtarët e tjerë të kryesisë po vazhdojnë të jenë prezente.

Së fundmi tema më e përfolur në vendin tonë është posti I presidentit e që nuk po përjashtohet edhe ardhja e emrit në zarf.

Por ajo që po mori vëmendjen kohëve të fundit ishte deklarata e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa I cili deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Sipas tij, Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.

Në lidhje me këtë deklaratë të Mustafës pati reagime duke mos u pajtuar dhe e parë të paarsyshme këtë deklaratë të tij.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur që pozita e e të parit të shtetit po bëhet gjithnjë e më shumë e temë diskutimi.

Kandidatët që kanë kandiduar për këtë post, janë Osmani dhe Haradinaj e që postin e presidentit aktualisht po e ushtron Osmani.

Tutje analisti thotë që nuk është nevoja për emrin në zarf pasiqë Osmani e ka dëshmuar që mund të jetë në këtë pozitë duke e dëshmuar këtë edhe me votat që ajo ka fituar nga këto zgjedhje.

“Pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, sa më shumë që po afrohet fundi i numërimit të votave, çështja e pozitës së të parit të shtetit, po bëhet gjithnjë e më e diskutuar në vend. Ajo që dihet për momentin, është fakti se aktualisht kemi dy kandidat për të parin e shtetit, zonjën Vjosa Osmani nga LVV-Lëvizja “Guxo” dhe Ramush Haradinajn nga AAK. Në fakt Dr. Vjosa Osmani edhe aktualisht ushtron postin e presidentit, e cila ka dëshmuar se është një zonjë inteligjente dhe e aftë për të bërë me sukses punë të mëdha, si dhe ushtruar funksionet më të larta politike deri tek ai i krye-kuvendarit dhe vet presidentit të shtetit. Ndaj nëse Dr.Vjosa Osmani preferohet edhe nga SHBA, për postin e presidentit, ambasadori Kosnnet, nuk ka nevojë më të nxjerrë zarf nga xhepi me emrin e presidentit, por vetëm t`u jap sinjal dhe bëjë me dije, partive të dështuara që e kishin gojën plot Amerikë se kjo është e duhura për pozitën e të parit të vendit, votat e të cilëve as që guxojnë të mungojnë ditën e zgjedhjes së Dr. Vjosa Osmanit, për t`ia siguruar kuorumin as numrin e deputetëve në Kuvend. Madje pas sulmeve brutale, kundër Qeverisë Kuti-1, dhe mossuksesit në votimet e fundit, duket se edhe AAK, ka rënë plotësisht në “rahmoni” (ujdi) që emrin e propozuar nga shumica të mos e kundërshtojnë as ata, dhe t`ia plotësojnë kuorumin dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e Vjosës presidente të vendit edhe nëse Ramushi, kësaj radhe nuk do të vije në shprehje për postin e të parit të vendit”, u shpreh Qarri.

Më tej, Qarri shton që i vetmi që nuk e ka kuptuar ende që Osmani është denjë për këtë pozitë është ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili se fundmi edhe deklaroi që nuk do e votojë korumin e Osmanit.

Analisti thekson që kjo deklaratë e Mustafës nuk do të merret parasyshë as nga ish-shokët e tij pasiqë ata kanë filluar ta shohin sa dëm I ka bërë LDK-së, gjatë qeverisjës së tij.

“I vetmi i cili ende këlthet nga plehu ku ka ngelur i zhytur qysh në motet e komunizmit jugosllav, kundër Vjosa Osmanit është, ish kryetari i dështuar i LDK-së, Isa Mustafa i cili pasi e plandosi për toke partinë e Dr. Ibrahim Rugovës, po përpiqet që ta rrëzojë nga piedestali edhe Dr. Vjosa Osmanin, nga zilia që nuk mundi ta arrinte kurrë vet. Ndaj dhe vazhdon ta kërcënojë “ për hava” me pjesët e ndryshkura të shpatës së shkërmoçur deri në shkallën e 13%, të ish LDK-së, kur tanimë edhe ish shokët e tij më të ngushtë, jo vetëm që nuk duan ta dëgjojnë më se çfarë thotë, por as nuk e njohin për shef dhe kanë filluar hapur, edhe ta urrejnë”, potencon Qarri.

Ndër të tjera, analisti përmend edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, zgjedhje kjo e cila do të bëhet më 14 mars e që pas kësaj ndikimi I Mustafës nuk do të jetë fare prezent .

Gjithashtu Qarri thotë që Isa Mustafa, në vend se të turpërohet për gjendjen në të cilën e solli LDK-në, ai vazhdon me avazin e vjetër dhe në vend të shtrirjes së dorës së pajtimit, thellon edhe më tepër ndarjet dhe nxitë fraksionet që ka krijuara personalisht brenda LDK-së.

“Me 14 mars pritet që LDK ta zgjedhë edhe kryetarin e ri, ndaj me gjithë kërcënimet e tij të pa turp, për ta penguar Vjosën në kuorumin e Kuvendit dhe plotësimin e kushtit për votim, ai tanimë përveç zhurmës së pa efekt, nuk e ka fuqinë as mundësitë, të ndikojë tek deputetët e LDK-s si në kohën kur ua impononte atyre me forcë ta votonin Hashim Thaçin për president. Isa Mustafa, në vend se të turpërohet për gjendjen në të cilën e solli LDK-në, ta pranojë fajësinë për rënien katastrofale të partisë dhe marrë përgjegjësinë që i takon si kryetar i dështuar i saj tash e mbi dhjetë vite me radhë, ai vazhdon me avazin e vjetër dhe në vend të shtrirjes së dorës së pajtimit, thellon edhe më tepër ndarjet dhe nxitë fraksionet që ka krijuara personalisht brenda LDK-së, për të quar në shuarjen e tërësishme të saj si parti, detyrë të cilën duket ta ket marrë nga fillimi, prej Hashim Thaçit me shokë, vasal i të cilit mbeti deri në fund, dhe i tillë po shkon edhe në pension”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.