Bekim Jashari përkujton Shaban Polluzhën: Kujtojmë e nderojmë dhe veprën e tij në shërbim të çlirimit të Kosovës

Shpërndaje

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar Shaban Polluzhën në 76 vjetorin e rënies.

Jashari thotë se Polluzhën e kujtojmë e nderojmë për veprën e tij madhështore për çlirimin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në 76 vjetorin e rënies së Shaban Polluzha, kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e tij madheshtore, në shërbim të çlirimit të Kosovës.

Kontributi i komandantit, Shaban Polluzha në kryengritjet kundër pushtuesit serb është pjesë e rëndësishme e historisë sonë për çlirim e shtet- ndërtim.

Lavdi të rënëve për Liri e Pavarësi!