Bekim Jashari: Sot kam pranuar mijëra mesazhe urimi nga ju, me rastin e ditëlindjes së babushit tim, Hamëz Shaban Jashari

Shpërndaje

Të dashur qytetarë,

Sot kam pranuar mijëra mesazhe urimi nga ju, me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, babushit tim, Hamëz Shaban Jashari.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falënderoj secilin nga ju për nderin dhe respektin që sot bëtë për babushin tim.

Falënderim i veçantë për ata që sot bashkërisht bëmë nderime tek busti i babushit në qytet dhe homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, aty ku prehet në paqe babushi dhe anëtarët tjerë të familjes.

Edhe sot, pas pothuajse 23 viteve të rënies së tij heroike, me përcjellin mësimet që mora nga babushi, për jetën, punën me dinjitet, për humanizmin, mirësjelljen, solidaritetin me njëri-tjetrin, e mbi të gjithë për kombin e shtetin.

Babush, jetoj e punoj për të jetësuar amanetin tend për ditë më të mira për të gjithë!