Bekim Tateshi: Koalicioni ASH-AA propozon komision shtetërorë për “Vaccine-Diplomacy”

Shpërndaje

Mjeku i njohur dhe udhëheqës i Departmentit për Shëndetësi pran Aleancës për Shqiptarët në emisionin “arti i financës” në Tv Klan Maqedoni duke analizuar situatën me Pandeminë dhe sidomos problemet me sigurimin e vaksinës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Dr.Tateshi ka thënë se është e pa lejueshme që shteti të sillet si lypsarë duke lutur gjithandej për disa vaksina. Kjo është e pa tolerueshme për një shtet,kjo është kështu pëshkak se politikat shëndetsore dhe qasja ndaj pandemisë që nga fillimi ka pasur probleme.

Prandaj ne si koalicion,që nga fillimi kemi qenë shumë konstruktiv,kemi dhënë ide, propozime, këshilla, thirrje për tu përmbajtë rregullave,kemi përkthyer materjale dhe i kemi shpërnda për të informuar qytetarët për rrezikun, ne pak më parë mbështetëm edhe ligjin për barna që kaloi në Kuvendë.

Tani duke e përcjellë situatën dhe zhvillimin e situatës,propozojmë formimin e një komisioni shtetrorë, një trupë jo-formale ku do të bëjnë pjesë njerëz që kanë lidhje dhe kontakte me shtete më të zhvilluara e të cilët do të luajnë rolin e diplomatëve për të lobuar gjithandej që të sigurohet vaksina sa më parë që të jet e mundur. D.m.th meqë kemi paraqitjen e “nacio-vaksinës” atëherë kemi nevojë që ti përgjigjemi me “Vaccine-diplomacy”, ka deklaruar doktor.Bekim Tateshi