Bexheti: Fitorja e Vetëvendosjes prek të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës

Shpërndaje

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti, sot ishte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku po diskuton rreth situatës aktuale politike. Ai e ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë duke e lidhur ngushtë me ndryshimet që do të prekin shqiptarët përtej kufirit: ‘Pa dyshim që kjo fitore ishte e pritshme, pasi për një kohë të gjatë kemi ndjek zhvillimet politike atje. Është rezultat i politikës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me një përpjekje për ta bindur elektoratin që rezultoi në fitore. Një përvojë dhe veprimtari e Vetëvendosjes ka punuar që të vijë kjo ditë për të marrë një verdikt aq të madh të elektoratit në Kosovë, që është e mirë për demokracinë dhe shqiptarët. Sidomos është e mirë për shqiptarët përtej kufijve të Kosovës.

Sipas Bexhetit fitorja e Vetëvendosjes ka ardhur nga arsye të ndryshme gjithashtu ai ka thënë se në mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Shqiptarët ka shumë pika të përbashkëta: Kjo fitore ka ardhur për disa arsye, një ndër arsyet është përcaktimi i tyre në përpjekjet e vazhdueshme për ta ndërruar klasën politike e vjetër që ka qeverisur me Kosovën. Ne kemi pasur bashkëpunim vëllazëror dhe të hapur, si parti politike na bashkojnë shumë pika të përbashkëta. – deklaroi Flakron Bexheti.