Buçkovski: Kërkohet që në Maqedoni të transmetohet edhe tre televizione tjera bullgare

Shpërndaje

Vllado Buçkovski, përfaqësuesi special i Maqedonisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, për “Kanal 77” tha se në vendin tonë ka kërkesë për transmetim nga tre televizione të tjera private bullgare.

“Max TV i Telekom do të ritransmetojë ‘BNT4’ si pjesë e paketës Ballkanike nga 1 mars. Në të njëjtën kohë, një nga kanalet e Radios dhe Televizionit të Maqedonisë, kanali satelitor, do të ritransmetohet përmes operatorëve bullgarë. Kemi edhe tre kërkesa për hyrje në televizionet private bullgare, TV Europe, TV Bloomberg dhe Vellness TV, por ato aktualisht po kontrollohen nëse mund të përfshihen në paketën Max TV.

E njëjta gjë do të bëhet me disa transmetues privatë kombëtarë në Bullgari. RTVM dhe BNT janë gati të nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e korrespondentëve dhe shkëmbimin e programit argëtues dhe muzikor. Kjo duhet të kulmojë në krijimin e një prodhimi të përbashkët në të ardhmen e afërt”, tha ish-kryeministri.

Që nga dje, agjencia shtetërore e lajmeve të Maqedonisë ka korrespondentin e saj nga Sofja, ndërsa më tutje do të dihet edhe emri i korrespodentit të BTA-s nga Shkupi. Buçkovski pret që rektori i Universitetit të Sofjes së bashku me disa dekanë në Shkup të vizitojnë Universitetin Shën Kirili dhe Metodi për të rënë dakord mbi një shkëmbim profesorësh dhe studentësh, si dhe për të rënë dakord mbi aktivitetet e përbashkëta për verën e ardhshme.