Deklarata epike nga Kurti: Nuk dal në debat me multimilionerët, do t’i fitojmë mbi 61 deputetë

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpjeguar se pse ai nuk po pranon të ballafaqohet në debate publike me kandidatët për kryeministër nga partitë tjera, që janë në garë për shef qeverie.

“Së pari këto janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum, ku shumica popullore do të bëhet shumicë parlamentare dhe jemi në pozitën kur shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur se tani. Besoj që gara për vendin e dytë, është krejtësisht ndryshe”, tha Albin Kurti në Debat Pernime.

Sipas tij, gara tashmë është për vendin e dytë, prandaj ai nuk do të debatoj me kundërkandidatët.

“Ata (politikanët tjerë), nuk kanë thënë që shteti është i kapur, nuk kanë thënë që zgjedhjet janë referendum dhe kurrë nuk ka qenë një situatë sikur tani. Kosova është në udhëkryq ku mund të dështoi si shtet, nëse nuk e bënë ndryshimin që e donë qytetarët”, tha Kurti.

“Ne gjthmonë kemi qenë ata që kemi bë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënim kundër atyre, sikur ata, mulitimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për tu kthyer në qeverisje”, deklaroi ai.