Demiri: Rreth 54 mijë persona të papunë nuk janë paraqitur në Agjencinë për punësim

Shpërndaje

Përfundimisht me sot, rreth 54 mijë persona janë vonuar për t’u paraqitur në evidencën e personave të papunë si kërkues aktivë të punës dhe persona të tjerë të cilët kërkojnë punë, përkatësisht kërkues pasivë të punës, kumtoi sot në konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë për punësim, Abdush Demiri.

“Publikisht u bëjmë thirrje të gjithë atyre personave të cilët i tejkaluan afatet për paraqitje në evidencën e Agjencisë për punësim, në 30 ditët në vijim, duke filluar prej nesër, të vijnë në qendrat për punësim ku janë të evidentuar për ta rregulluar obligimin e tyre, si kërkues aktivë apo pasivë të punës”, tha Demiri.

Ai përkujtoi se në pajtim me Ligjin, person i cili është evidentuar si kërkues aktiv i punës është i detyruar personalisht të paraqitet në Agjencinë për punësim në çdo 30 ditë. Personi i cili është evidentuar si kërkues pasiv i punës, duhet të paraqitet në çdo gjashtë muaj.

Në të kundërtën, siç tha Demiri, Agjencia për punësim do të jetë e detyruar t’i shlyejë këta persona nga evidence e personave të papunë, me çka do t’i humbin të drejtat që i kanë në bazë të këtij statusi.

Ai paralajmëroi se Agjencia për punësim në 30 ditët në vijim do të parashtrojë edhe kumtesa të rregullta dhe përmes mediumeve do t’i informojë qytetarët.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se sa persona mbetën pa punë prej fillimit të pandemisë me Kovid-19, Demiri tha se deri më 31 janar 2021, janë evidentuar 18.174 persona të papunë për të cilët çregjistrimi nga sigurimi I detyrueshëm social është regjistruar në periudhë pas 11 marsit të vitit 2020, përkatësisht në periudhë të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ai informoi se në Agjencinë për punësim deri më 31 janar 2021 janë evidentuar gjithsej 158.681 persona të papunë si kërkues aktivë të punës, ndërsa kërkues pasivë të punës ishin 90.293 persona. ab/rsona të tjerë të cilët kërkojnë punë, përkatësisht kërkues pasivë të punës, kumtoi sot në konferencë për shtyp drejtori I Agjencisë për punësim, Abdush Demiri.

Ai përkujtoi se në pajtim me Ligjin, person i cili është evidentuar si kërkues aktiv i punës është i detyruar personalisht të paraqitet në Agjencinë për punësim në çdo 30 ditë.

Personi i cili është evidentuar si kërkues pasiv i punës, duhet të paraqitet në çdo gjashtë muaj. Në të kundërtën, siç tha Demiri, Agjencia për punësim do të jetë e detyruar t’i shlyejë këta persona nga evidence e personave të papunë, me çka do t’I humbin të drejtat që I kanë në bazë të këtij statusi.