Digjet vetura e Ylber Selës, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

Shpërndaje

Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm është djegur makina zyrtare e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoni, Ylber Sela, transmeton Alsat.

Sipas raportimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 deri në ora 04:00 mëngjesin e sotëm në Vizbeg të Shkupit.

Ende nuk dihen motivet e djegies së makinës. Policia mëngjesin e sotëm ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.