E diela ditë jo pune, ja nga cili muaj do të fillojë të aplikohet

Shpërndaje

Prej vjeshtës së këtij viti, vetëm një pjesë e caktuar e punëtorëve do të punojnë ditën e diel. Për këtë, ata do të fitojnë mëditje shtesë prej 50 për qind si dhe një ditë të lirë. Me fjalë të tjera, të dielën do të punojnë vetëm një e treta e punëtorëve në vend.

Pritet që përjashtime të bëjnë 34 veprimtari që janë të lidhura me marrëveshjet kolektive. Përskaj shëndetësisë, shërbimeve komunale, policisë, ushtrisë dhe fabrikave që nuk mund të ndërpresin prodhimtarinë, e diela mbetet ditë pune dhe për transportin publik, barnatoret, mediat, zjarrfikësit, hotelet, sektorin e ushqimit e kështu me radhë.

Nuk do të punojnë qendrat tregtare apo kafiteritë përveç barnatoreve dhe restoranteve.

Me fjalë të tjera, me propozim-ligj parashikohet që në pjesën e tregtisë, të punojnë vetëm objektet tregtare me hapësirë deri në 200 metra katrorë, lokalet në kuadër të pompave të benzinës, stacioneve të autobusit dhe trenit, aeroporteve, vendkalimeve kufitare.

Ndryshe, punën të dielën e mbrojnë Gjermania, Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Luksemburgu, ndërsa ditë të caktuara të së dielave në vit me dyqane që mund të punojnë kanë Polonia, Holanda, Sllovenia, Spanja… Jashtë BE-së, në Norvegji dhe Zvicër nuk punojnë shitoret të dielën.

Përkufizimi i punës për ditën e diel është në përkufizim edhe me Direktivën Evropiane për balancë midis jetës private dhe biznesore, që e ka miratuar Parlamenti Evropian në vitin 2019, dhe që duhet të implementohet në legjislacionin e shteteve anëtare deri më vitin 2022.

Harmonizimi i obligimeve familjare dhe punës, është një nga çështjet shoqërore-politike me prioritetet për BE-në, që disa shtete e kanë zgjidhur që moti. Ajo pritet të mundësojë ndër të tjerash, që prindërit të kërkojnë orar të shkurtuar apo fleksibil të punës, punë nga shtëpia atje ku mund të harmonizohen obligimet familjare dhe të punës.

Me fjalë tjera, kjo direktivë ka për qëllim edhe ballafaqimin evropian me plakjen e popullatës, uljen e natalitetit, që do të sjellë tronditje ekonomike, andaj edhe nevojitet të përmirësohet pozita e prindërve të punësuar, për shkak se nuk mund të rritet nataliteti me angazhimet e shumta në punë. /koha/