Enver Hoxhaj pranon humbjen, i urojmë fitoren Vetëvendosjes

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka folur në konferencë për media për rezultatet e zgjedhjeve të sotme.

Ai i ka uruar VV-së vendin e parë në zgjedhje, ndërsa ka mohuar se do të bëjnë koalicion nëse kanë ftesë.

“PDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosje pasi që qëndrimet tona janë të ndryshme dhe shumë larg njëra-tjetrës”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se e fton Vetëvendosjen që të punojë për forcimin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka falënderuar të gjithë mbështetësit duke thënë se PDK-ja vazhdon të jetë faktor i stabilitetit.