Erdogan: Turqia ka 95 miliardë dollarë rezerva devizore

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se rezervat valutore të Bankës Qendrore turke arrijnë në 95 miliardë dollarë dhe se ekonomia kombëtare është e pozicionuar mirë për një nde*shje konkurruese në skenën botërore.

Duke iu drejtuar kongresit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Izmir, Erdogan tha se rezervat valutore të Bankës Qendrore arritën në 27.5 miliardë dollarë kur ai u bë kryeministër i vendit në vjeshtën e vitit 2002, dhe tani arrin në 95 miliardë, raportojnë mediat turke.

Ai gjithashtu shtoi se rezervat e këmbimit valutor u rritën në 132 miliardë dollarë gjatë mandatit të tij kryeministror, përkatësisht deri në vitin 2014, kur ai u zgjodh president i Turqisë.

“Pas kësaj, ne “zbritëm” në 95 miliardë dollarë … Mund të kthehemi në 132 miliardë dhe do të arrijmë deri në 200 miliardë”, tha Erdogan.