Fadil Zendeli kandidat për kryetar komuna në Gostivar?

Shpërndaje

Deputeti aktual dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, në emisionin “Politica” në Tv Globi nuk e mohoi një gjë të tillë biles duke e falënderuar kryetarin e partisë së vet, Bilall Kasami i cili në po të njejtin emision para një jave tha se në lokale me Zendelin do të garojë në Gostivar.

“Është shumë herët të bisedohet për zgjedhjet lokale kur ata do të mbahen nga fundi i vitit. Respekt për kryetarin që ka mendim të tillë për mua edhe si deputet, edhe si nënkryetar partie dhe si personalitet politik që vlerëson se duhet të hy në një garë të tillë. Pasi është vit zgjedhor dhe bisedohet për zgjedhje dhe shumë normale është edhe të na përmendin si emra por unë them të presim, pasi nuk ka as tre muaj që jam emëruar edhe nënkryetar Kuvendi”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.