Filipçe: Do të bëhen vlerësime nëse duhet të blihet edhe vaksina ruse

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se do të bëhet vlerësimi nëse duhet të blihen edhe sasi vaksinash nga Rusia.

“Gjatë ditës së djeshme, ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë kishte mbledhje me kompaninë kompetente për t’i bërë këto analiza”, tha Filipçe.

Ndryshe, vaksinat kundër coronavirusit krahas kompanisë “Phfizer” do të merren edhe vaksinat nga Kina.

Maqedonia më 17 shkurt nisi me vaksinimin kundër coronavirusit, ndërsa vaksinat ishin dhuratë nga Serbia.