Gjykata e Apelit ulë dë.nimet për Abdylfeta Alimin dhe Mitko Çavkovin

Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka ulur dë*nimet me burg për të akuzuarit në rastin “27 Prilli”. Ata gjykoheshin për hyrje të dhunshme në Kuvend në vitin 2017 kurse tani morën dë*nime të buta me burg për 1 deri 2 vjet. Nga 211 vjet burg nga gjykatësja Dobrilla Kacarska në Gjykatën Penale, tani dë*nimet janë gjithsej 188 vjet. Dë*nimi më i lartë prej 18 vjet që e mori ish drejtori i Byrosë së Sigurisë publike, Mitko Çavkov, tani është ulur në 16 vjet. Dy vite më pak do të kenë një pjesë e pjesëtarëve të forcave të sigurisë kurse një pjesë, një vit më pak.

Dë*nimet me 15 vjet për Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski, Munir Pepiq janë ulur në 13 vjet burg. Për Oliver Radullovin dë*nimi me 10 vjet ulet me një vit, një vit më pak burg dhe për Abdulfeta Alimin i cili është ulur në gjashtë vjet. Dë*nimet janë ulur edhe për organizatorët e protestave përmes të cilave u sulmua Kuvendi. Gjykata e Apelit në rastin e të enjtes së përgjakshme të akuzuarve pjesërisht ua pranoi ankesat, por jo edhe atë të Prokurorisë.

“Gjykata ka konfirmuar aktvendimin e shkallës së parë në pjesën ku nga aktakuza është liruar i akuzuari Igor Durllovski për veprën penale “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë të nenit 313 të Kodit Penal”, e ankimuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit pas nëntë muajve nga debati publik i shpalli aktvendimet. Për hyrjen e dhunshme në Kuvend fillimisht gjykoheshin 33 të akuzuar, ndërsa 15 prej tyre u amnistuan. Për deputetët Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski, gjyqi nuk mundi të provojë nëse janë fajtorë ose jo për 27 prillin, i njohur si e enjtja e përgjakshme./Alsat/