Haradinaj-Stublla i reagon Emisarit Lajçak: Të kam dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas vendosjes së hartës së Ballkanit nga ana e Emisarit Lajçak në zyrën e tij, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Kryediplomatja Haradinaj ka shkruar në twitter se i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor, emisarit Lajçak, njofton Klan Kosova.

“Hartat kanë rëndësi! Kuptova se ke nevojë për një hartë të saktë të WB6 (gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor), prandaj ta dërgova një me korrier diplomatik. Të punosh me harta të zombive është tërësisht joprofesionale, së këndejmi e mangët. Sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, aq më gjatë puna jote do të jetë dështim”.

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE-së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë,