I mjekoi krahun e thyer! Historia e mjellmës që ndjek të moshuarin prej 37 vitesh

Shpërndaje

Ishte viti 1984 kur Rexhep Mirzan, gjeti në një fshat të largët të provincës Edirne në Turqi, një mjellmë të vogël me krahun e thyer. Burri punonte si postier dhe kishte shkuar atje për të shpërndarë letrat. Pasi mbaroi punën, vendosi që kafshën ta marrë me vete në shtëpi. I kuroi krahun e thyer duke ia lidhur me copa druri e litarë dhe e ushqeu, derisa mjellmës i erdhën sërish fuqitë.

Por momenti i largimit të këtij shpendi shtegtar nuk erdhi kurrë. Mjellma nuk u largua dhe qëndroi për plot 37 vite me Rexhep Mirzan.

Media në Turqi i ka kushtuar një artikull kësaj miqësie prej thuajse 4 dekadash mes njeriut dhe kafshës.

“Isha në fshat kur e pashë të bukurën time. E mora në makinë dhe pasi mbaruar me shpërndarjen e postës e solla në shtëpi. Kur u shërua ajo mund të kishte ikur fare kollaj, por nuk e bëri. Tani jam 63 vjeç dhe qëndroj me të që prej vitit 1984. Edhe kur ka përmbytje në zonën tonë, ajo nuk ikën.

Rexhep e mban mjellmën në një kotec në pjesën e pasmë të shtëpisë së tij dhe pasditeve, bëjnë shëtitje bashkë. 63 vjeçarit prej vitesh i ka ndërruar jetë e shoqja, por të paktën e ka një bashkëudhëtar në pleqëri.

‘Shpresoj që unë dhe ‘Garip’ (në turqisht do te thotë i ‘vetmuar’) të jetojmë për një kohë të gjatë. Nëse ajo vd*es përpara meje, dëshira ime është që t’i ndërtoj një va*rr”-thotë burri.

Simbol i pastërtisë dhe fisnikërisë, ky lloj i mjellmës, që emrin shkencor e ka Cygnus cygnus, jeton reth 35 vjet në natyrë të lirë, por shumë më gjatë në vende të strehuara dhe në parqe natyrore.

Foto: Anadolu