Kamioni gjigand në Teksas vë përpara automjetet dhe i bën “petë” (Video)

Shpërndaje

Pamjet rrëqethëse të kapura në SHBA tregojnë aksidentin zinxhir që ka ndodhur në Teksas, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në video shihet se si kamioni gjigand me 18 rrota përplaset me veturat, e nga shpejtësia e madhe madje përfundon mbi ato.

Videoja është filmuar të enjten në një rrugë të mbuluar me akull e borë në Fort Worth në periferi të Dallasit, ku kamioni i FedEx përplaset me veturat.

Videoja është kapur nga ana e kundërt e rrugës, ku shihet kamioni gjigant me rimorkio që përfundon mbi veturat që ishin “grumbulluar” në një vend.

Mediat lokale raportojnë se 65 persona u dërguan me urgjencë në spital për trajtim, kurse gjashtë të tjerë kanë humbur jetën.