Klipi i Rita Orës me veshje kombëtare shfaqet në ekranet gjigante të Nju Jorkut

Shpërndaje

Performanca e Ritës po shfaqet edhe në billbordet gjigante të Nju Jorkut.

Pas një pauze të gjatë, Rita Ora është rikthyer me një mini-album të ri me titull “Bang”, shkruan lajmi.net.

Njërën nga këngët e këtij albumi ajo e shqoëroi edhe me videoklip dhe bëhet fjalë për projektin me emrin e njëjtë sikurse albumi.

Kënga “Bang” vjen në bashkëpunim me David Guettan dhe Imanbek, ndërsa në klip Ritën e shohim me kostume tradicionale shqiptare.

Me veshjen e punuar nga Valdrin Sahiti, Rita ka dëshiruar të tregojë diçka nga prejardhja e saj.

Kënga dhe në përgjithësi albumi po pritet mirë në orët e para të publikimit, ai është renditur në maja të tabelave menjëherë.

Plaftomat “Spotofy”, “Apple Music” dhe “iTunes” e kanë promovuar këngën e re të artistes edhe në ‘billboard’-et gjigante të Nju Jorkut.

Një të tillë e ndau motra e saj, Elena Ora në rrjete sociale, ku shihet imazhi i Ritës me veshje kombëtare.