Kosnett i bënë thirrje qytetarëve të mos lejojnë Covid-19 t’iu parandalojë votimin

Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë sot në këto zgjedhje.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të mos lejojnë që COVID-19 t’i ndalojë për të votuar.

Kosnett shtoi se SHBA-të duan të shohin një proces fer zgjedhor.

“Mos lejoni që Covid19 të ju parandalojë për të votuar, qytetarët e Kosovës janë ata që do të vendosin për vendin e tyre. ShBA duhan të shohin një proces fer zgjedhor, pra zgjedhje të lira e të drejta. Qytetarët e vendit janë ata që vendosin për të ardhmen, ShBA nuk kanë rezultat të parapëlqyer”, tha ai për RTK.

Ai ka ftuar qytetarët e vendit nëse keni parë ndonjë parregullsi, të raportoni tek organet e rendi.

“Nëse keni informata te vërteta, ndani këto informata, me prokurorinë, policinë, e KQZ e mediat”, tha ai