KQZ del me njoftim, sqaron se si duhet të plotësohet fletëvotimi me 14 shkurt

Shpërndaje

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka dalë me një njoftim sqarues se si duhet të plotësohet fletvotimi me datën 14 shkurt.

Daka ka thënë se të gjithë votuesit pasi hyjnë në kabinën e votimit duhet të sigurohen që fletvotimi është i vulosur.

Tutje ajo ka sqaruar se qytetarët mund të votojnë vetëm për një subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojnë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

“Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

ZGJEDHJET E PARKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

14 shkurt 2021

Si të plotësohet fletëvotimi?

Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.