Kryeparlamentari turk në Shqipëri: në axhendë, edhe falja e një xhumaje në Shkodër

Shpërndaje

Kryeparlamentari turk Mustafa Sentop pritet të ketë një vizitë dy ditore në Shqipëri – datat 4 dhe 5 shkurt – ku veç Tiranës do jetë dhe në Shkodër.

Siç raporton AA, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, sië quhet ndryshe Parlamenti turk, ka përfshirë në axhendë dhe një rit fetar.

Pikërisht në Shkodër, një ndër vatrat e Islamit në Shqipëri, ai falë namazine xhumasë (të premten), si dhe do vendosë një kurore me lule në përmendoren e Hasan Riza Pashës.

Po në Shkodër, Sentop do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.

Para kësaj, Sentop do takohet me trion më të lartë shtetërore – homologun Gramoz Ruçi, kryeministrin Rama, si dhe presidentin Meta.

Kjo vizitë e kreut të Parlamentit turk në Shqipëri vjen pas një marrëveshjeje të thellë bashkëpunuese dhe me vizion strategjik nënshkruar nga Rama dhe Erdogan, pas një vizite që kryeministri shqiptar realizoi më pak se një muaj më parë në Ankara, të cilit iu rezervua pritja më e lartë protokollare.