Kurti: Më 14 shkurt ndahet shapi prej sheqerit

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë fushatë sot në Prizren dhe Klinë, për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Nga atje, Kurti ka thënë se ka parë fytyra të mbushura me shpresë që kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Sipas Kurtit, të gjithë shpresën e kanë te 14 shkurti, kur sipas tij ‘do të ndahet shapi prej sheqerit’.

“Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet. Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje, që sipas tij, ‘një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit’.