Kurti: Nafta jonë është diaspora

Shpërndaje

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit, Albin Kurti ka folur për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps” se si synon ta transformojë vendin e tij u bërë disa thirrje kosovarëve që jetojnë në Zvicër dhe Evropë.

Dy prioritetet e Albin Kurtit, udhëheqësit të partisë së majtë, Vetëvendosje, janë të qarta: ta luf*tojë korrupsionin dhe të dialogojë me pakicën serbe në Kosovë. Një ditë pas fitores së tij të madhe në zgjedhjet legjislative të së Dielës, ai u pajtua t’i përgjigjej “Le Temps”.

Le Temps: Ju keni qenë tashmë Kryeministër për pesëdhjetë ditë, në fillim të vitit 2020. Çfarë mësimesh merrni nga kjo përvojë e shkurtër kur do të ktheheni në këtë zyrë?

Albin Kurti: Ne kemi dy prioritete, punësimin dhe drejtësinë. Kosova është shkatërruar nga papunësia dhe korrupsioni. Kemi nevojë për investime, por asgjë nuk mund të ndodhë pa një lu*ftë të vendosur kundër korrupsionit. Kur isha kryeministër, nisa operacionet e verifikimit të administratës dhe ne do të rifillojmë këtë punë dhe do ta kalojmë ligjin anti-Ma*fia. Sidoqoftë, gjatë kohës që isha në Qeveri, zbulova një fakt shumë inkurajues: korrupsioni është i përqendruar në majën e shtetit, ai nuk e ka përfshirë gjithë shoqërinë, ndryshe nga vendet e tjera në rajon. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit votuan për ndryshimin. Ne duam t’i japim fund një “Regjimi të Vjetër” ku elitat e korruptuara akumulojnë pasurinë.

Gjatë fushatës, ju e denoncuat shumë këtë “Regjim të Vjetër”. Kush dhe çfarë është ky regjim?