“Matura shtetërore”, arrihet marrëveshje mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai treguan se kanë arritur zgjidhje për maturën shtetërore.

Nuk do të ketë provim ekstern, dhe se ai do të kalojë në provim intern dhe matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor.

“Do të formohet grup të punës në Byronë nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet”, tha Zaev.

Ndërkaq, Blendi Hodai nga UNSHM-ja ka njoftuar se matura shtetërore do të jetë me dy provime interne dhe dy eksterne, por provimi ekstern do të zbresë në rangun e provimit intern.

“Ne ramë dakord, që numri i provimeve eksterne të mbetet dy, sipas kërkesës sonë të parë, ndërsa provimi i tretë ekstern të transformohet në intern. Kështu asnjë maturant nuk do të ketë problem të regjistrohet në universitete vendore dhe të jashtme, sepse sërish do të ketë katër lëndë që do të kërkohen për regjistrim”, tha Hodai.

VIDEO