Më 23 shkurt merret vendimi për “Monstrën”, Ismailoviq betohet në fëmijët se nuk e ka kryer vr.asjen

Shpërndaje

Më 23 shkurt do të sillet vendimi përfundimtar për rastin “Monstra”. Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup u thanë fjalët përfundimtare nga avokatët e vik*timave dhe të akuzuarve.

Avokatët e të akuzuarve kanë shprehur se pajtohen me fjalët përfundimtare që u thanë nga prokuroja Fatime Fetai në seancën paraprake, që të dë*nohen të akuzuarit dhe atyre t’u dëmshpërblehet dëmi.

Nga ana tjetër, në seancë pala mbrojtëse ka shprehur se rasti është i montuar, pasi siç ka deklaruar avokati Naser Raufi, ende nuk është zbuluar motivi i vr*asjes dhe gjatë rigjykimit nuk ka pasur prova të reja.

I akuzuari, Agim Ismailoviq në seancë tha se betohet në se nuk a ka kryer veprën për të cilën akuzohet, pasi siç ka shtuar, “kam dy fëmijë, dhe nuk do të doja kjo t’u ndodhte atyre”.

Sa i takon seancës së 23 shkurtit, i akuzuari Fejzi Aziri shpreson “se gjykata do të marrë vendim lirues, sepse për 9 vite po dergjen nëpër burgje pa faj”.

Paraprakisht fjalët përfundimtare për vr*sjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës i ka dhënë prokurorja Fatime Fetai, e cila ishte shkak që më 29 janar të realizohet edhe protestë kundër saj.

Në fjalët përfundimtare, Fetai tha se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vr*asjet, ndërkaq Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vr*asje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.

Rastin “Monstra” e ka komentuar edhe kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski. Ai ka deklaruar se rigjykimi i rastit bazohet në dëshmi të forta dhe se rasti nuk është i montuar./TV21