Më shumë borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Mavrovë

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ftohtë është regjistruar në Mavroë, ku janë matur -13 gradë Celsius, ndjekur nga Krushevë me – 11, Berovë -10, në Kriva Pallankë -9, në Prilep – 7.

Minus gjashtë gradë nën zero janë regjistruar në Manastir, Dibër, Shtip dhe Tetovë, -5 në Shkup-Zajcev Rid dhe në Ohër, -4 në Strumicë dhe Demir Kapi, -3 në Dojran. Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 40 centimetra, njofton Drejtoria Hidrometeorologjike.

Deri në fund të ditës, shtresa e dëborës do të formohet kudo në vend ndërsa në pjesët jugperëndimore nga këto reshje dëbore do të tejkalojë 20 centimetra. Në male shtresa e dëborës do të rritet.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, më e theksuar në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -10 deri në -4, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga -5 deri në 1 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në -6, ndërsa temperaturë maksimale deri në -1 gradë Celsius.