Mediat e huaja lartësojnë Markun: E rrahu, e kapi peshqirin dhe e vendosi atë si kapele!

Shpërndaje

Florian Marku triumfoi me dorëzim kundër rivalit britanik Rylan Charlton në ‘Wembley Arena’, të shtunën mbrëma, në meçin e kategorisë së lehtë.

‘Mbreti Shqiptar’ mbajti fjalën dhe nuk i la asgjë rastit kësaj radhe, duke triumfuar në rundin e tetë.

Ai tash ka një bilanc prej tetë fitoreve (gjashtë me nokaut) dhe një barazimi.

Moment interesant ishte triumfi i Markut, derisa ekipi i Charltonit hodhi peshqirin në ring për ta dorëzuar meçin, pasi boksieri i tyre nuk po mund të qëndronte në këmbët e veta.

Në momentin kur hidhet peshqiri, Marku e kap atë, e vendos në kokë dhe fillon të kërcejë.

E ky veprim e ka fascinuar gjigantin mediatik ‘DAZN’, e cila ka postuar videon e momentin me mbishkrimin:

”Nuk jemi të sigurtë nëse e kemi parë ndonjëherë këtë: Florian Marku e kapi peshqirin nga këndi i Charltonit, pastaj e vendosi si kapele.”

Shikoni momentin: