Ministri Besimi: Sot nënshkruam marrëveshje për grant me Gjermaninë

Shpërndaje

Sot nënshkruam marrëveshje për grant me Republikën Federale të Gjermanisë, të destinuar për burimet e ripërtëritshme për tranzicionin energjetik! 🇲🇰 🇩🇪

Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton përdorimin e fondeve të pakthyeshme nga Qeveria gjermane në shumën prej 💶 2.4 milion , të cilat na sigurojnë 💶 80.5 milion euro shtesë si kredi të lira për ndërtimin e objekteve energjetike❗

📍 Me këto fonde do të financohen:

👉 Studime të fizibilitetit dhe studime të ndikimit mbi mjedisin jetësor të termocentraleve fotovoltaike brenda REK “Manastir”

👉 Rehabilitimi i gjashtë hidrocentraleve të mëdhenj

👉 Parku i energjisë me erë në Miravci

👉 Modernizimi dhe mbindërtimi i kompleksit “Energjetika” në Shkup

👉 Ngrohje diellore nga REK “Manastiri” në komunat e Manastirit, Novaci dhe Mogila.

🙌 Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Qeverinë Gjermane dhe Ambasadoren Anka Holstein, me ndihmën e të cilës ne mund të përmbushim qëllimin tonë afatgjatë të zëvendësimit të qymyrit dhe lëndëve djegëse të tjera fosile me burime më ekologjike dhe të qëndrueshme të energjisë ☀️