Ministri Filipçe: Nesër lëshohet faqja për vaksinim, mund të paraqitet çdokush

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se deri tani 4000 punëtorë shëndetësorë janë paraqitur për të marrë vaksinë.

Ai tha se që nesër do të jetë në funksion ueb faqja ku qytetarët mund të paraqiten për tu vaksinuar.

Ministri Filipçe deklaroi se në ditët në vazhdim do të dihet saktë data kur do të arrijnë vaksinat e Sinovax në vendin tonë.

Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferët e vendosur në hapësirat e Shtëpisë së shëndetit, Shkup. Temperatura optimale për ruajtjen e vaksinave që pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj, është nga 3 deri në 8 gradë Celsius.

Ministria ka siguruar edhe një frigoriferë me temperaturë deri në minus 70 gradë.